Drew Barrymore shpërtheu në lot kur foli për pasiguritë e saj trupore: Ndihem e lodhur

Drew Barrymore shpërtheu në lot pasi foli për pasiguritë e saj trupore pas lindjes së dy fëmijëve. Barrymore tha se pati vështirësi në krijimin e një imazhi për veten kur humbi shumë peshë. “Kohët e fundit po ecja në rrugë dhe ndjeva sa e lodhur isha. Kam pasur dy lindje me prerje cezariane. Nuk mund […]

Magazina

Drew Barrymore shpërtheu në lot pasi foli për pasiguritë e saj trupore pas lindjes së dy fëmijëve.

Barrymore tha se pati vështirësi në krijimin e një imazhi për veten kur humbi shumë peshë.

“Kohët e fundit po ecja në rrugë dhe ndjeva sa e lodhur isha. Kam pasur dy lindje me prerje cezariane. Nuk mund të vesh shumë lloje të ndryshme pantallonash. Tani e kuptoj që kur ke fëmijë, ke një jetë të ngjeshur dhe trupi yt ndryshon, plakesh dhe gjërat thjesht nuk janë njësoj”, tha ajo.

Barrymore foli gjithashtu për simptomat e menopauzës, duke deklaruar se ndihej si një “peshk i ngordhur”.

“Nuk mundem, të them të drejtën, nuk mund të imitoj asgjë. Jam aq e fryrë sa ndihem si ndonjë karp që e kanë sjellë në plazh, dhe jam thjesht ai peshk i ngordhur”, tha ajo.

Barrymore tha se ndihet e papëlqyeshme, e irrituar dhe emocionalisht e paqëndrueshme. Aktorja ka dy vajza me ish-bashkëshortin Will Kopelman. Çifti u martua në vitin 2012 dhe u divorcua në vitin 2016, por ata vazhduan t’i rrisnin fëmijët e tyre së bashku. /Telegrafi/