Drejtori i doganës së Kosovës takon atë të Shqipërisë, synohet forcimi i partneritetit për lehtësimin e tregtisë

<div><div><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/820733-drejtori-i-doganes-se-kosoves-takon-ate-te-shqiperise-synohet-forcimi-i-partneritetit698c65bd8587b.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="drejtori-i-doganes-se-kosoves-takon-ate-te-shqiperise,-synohet-forcimi-i-partneritetit-per-lehtesimin-e-tregtise" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/820733-drejtori-i-doganes-se-kosoves-takon-ate-te-shqiperise-synohet-forcimi-i-partneritetit698c65bd8587b.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="drejtori-i-doganes-se-kosoves-takon-ate-te-shqiperise,-synohet-forcimi-i-partneritetit-per-lehtesimin-e-tregtise" loading="lazy"></p>Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka takuar drejtorin e Përgjithshëm të Doganës Shqiptare, Besmir Beja. Në njoftim bëhet e ditur se takimi ka pasur synim thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe avancimin e agjendës së përbashkët në fushën doganore. Tutje, shtohet edhe se, gjatë takimit u vlerësua progresi i arritur ndër vite dhe niveli</div>

Nacionale
Reklame

Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka takuar drejtorin e Përgjithshëm të Doganës Shqiptare, Besmir Beja. Në njoftim bëhet e ditur se takimi ka pasur synim thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe avancimin e agjendës së përbashkët në fushën doganore.
Tutje, shtohet edhe se, gjatë takimit u vlerësua progresi i arritur ndër vite dhe niveli i lartë i koordinimit institucional, i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e procedurave, rritjen e efikasitetit operacional dhe zgjerimin e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.
Postimi:
Kosovë-Shqipëri, forcim i partneritetit doganor për lehtësimin e tregtisë dhe zhvillimin ekonomik
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, realizoi një takim zyrtar me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës Shqiptare, z. Besmir Beja, me synim thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe avancimin e agjendës së përbashkët në fushën doganore.
Gjatë takimit u vlerësua progresi i arritur ndër vite dhe niveli i lartë i koordinimit institucional, i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e procedurave, rritjen e efikasitetit operacional dhe zgjerimin e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.
Vëmendje e veçantë iu kushtua funksionimit të Zyrës Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, si dhe zbatimit të sistemit One Stop Shop në pikën kufitare Morinë. Këto mekanizma u vlerësuan si modele të suksesshme bashkëpunimi që kanë reduktuar kohën e pritjes, kanë ulur kostot për bizneset dhe kanë lehtësuar qarkullimin e mallrave dhe pasagjerëve.
Drejtori Llugaliu theksoi rëndësinë strategjike të pranisë së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit, duke e cilësuar atë si një instrument kyç për fuqizimin e pozitës konkurruese të operatorëve ekonomikë të Kosovës dhe për rritjen e qasjes në tregjet rajonale dhe më gjerë.
Në kuadër të diskutimeve u trajtuan edhe prioritetet e përbashkëta për thellimin e digjitalizimit, avancimin e shkëmbimit elektronik të të dhënave dhe forcimin e bashkëpunimit në hetime të përbashkëta, me qëllim rritjen e transparencës, sigurisë dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme.
Në përmbyllje, palët theksuan vullnetin për konsolidimin e mëtejshëm të partneritetit institucional dhe për ndërmarrjen e hapave të rinj që mbështesin lehtësimin e tregtisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës dhe Shqipërisë.