DPHM: Sot shënohet Dita Botërore e Ujit

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), si partner i barabartë i Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM) në luftën kundër ndryshimeve klimatike globale dhe dukurive të rrezikshme atmosferike, me aktivitete të thjeshta do të shënojë 22 Marsin...

Nacionale
Reklame

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), si partner i barabartë i Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM) në luftën kundër ndryshimeve klimatike globale dhe dukurive të rrezikshme atmosferike, me aktivitete të thjeshta do të shënojë 22 Marsin – Ditën Botërore të Ujit, me temën “Uji dhe gjinia”, dhe slloganin “Aty ku rrjedh uji, rritet barazia”.

Siç informojnë nga DPHM, qëllimi është të paraqitet lidhja kyçe mes ujit, grave dhe barazisë gjinore, përkatësisht fakti se kriza e ujit i prek në mënyrë jo të barabartë gratë dhe vajzat.

Theksohet nevoja që gratë të kenë rol të barabartë në menaxhimin e burimeve ujore, si dhe në udhëheqje dhe marrjen e vendimeve.Dita Botërore e Ujit shënohet çdo vit në mbi 190 vende anëtare të Organizatës Botërore Meteorologjike.