Bill Gates, themelues i Microsoft, do të ulet para Kongresit amerikan për të dhënë përgjigje rreth lidhjeve të tij me pedofilin e ndjerë amerikan, Jeffrey Epstein.
Dihet se Gates njihte Epsteinin para se ky i fundit të vdiste në vitin 2019 dhe se kanë marrë pjesë së bashku në disa ngjarje gjatë viteve 2010.
Emri i tij është përmendur në dokumente të sapopublikuara që lidhen me Epsteinin, ku thuhet se Gates kishte marrëdhënie me modele ruse dhe dyshohet se kishte marrë infeksione seksualisht të transmetueshme prej tyre.

Pas publikimit të këtyre informacioneve, Gates pranoi se kishte marrëdhënie me dy gra ruse, por theksoi se nuk ishte përfshirë në asnjë aktivitet kriminal të Epsteinit.
“Nuk kam bërë asgjë të paligjshme. Nuk kam parë asgjë të paligjshme”, tha ai, shkruan aa.
Megjithatë, Kongresi e ka thirrur për të dëshmuar në kuadër të hetimeve mbi Epsteinin dhe lidhjet e tij. Pritet që 70-vjeçari të ulet para Komitetit për Mbikëqyrje të Dhomës së Përfaqësuesve më 10 qershor.
Zëdhënësi i tij konfirmoi se Gates “mirëpret mundësinë për të dalë para Komitetit” dhe se pret me padurim të përgjigjet të gjitha pyetjeve të komitetit për të mbështetur punën e tyre të rëndësishme.
Kryetari i Komitetit për Mbikëqyrje të Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer, i dërgoi Gatesit një letër në fillim të marsit duke kërkuar dëshminë e tij. Gatesi do t’i bashkohet gjithashtu Bill dhe Hillary Clinton në dëshminë para Kongresit lidhur me Epsteinin. /Telegrafi/





