Dorëzohet në polici i dyshuari Fazli Ndrecaj, ishte person i kërkuar në Suharekë

Sot, më 27.03.2026, rreth orës 19:30, në stacionin policor të Suharekës është dorëzuar i dyshuari Fazli Ndrecaj, i cili kishte qenë në kërkim. I dyshuari është paraqitur në polici i shoqëruar nga avokati i tij dhe dyshohet për vepra penale që lidhen ...

Nacionale

Sot, më 27.03.2026, rreth orës 19:30, në stacionin policor të Suharekës është dorëzuar i dyshuari Fazli Ndrecaj, i cili kishte qenë në kërkim.

I dyshuari është paraqitur në polici i shoqëruar nga avokati i tij dhe dyshohet për vepra penale që lidhen me shitjen dhe posedimin e lëndëve narkotike.

Bazuar në informacionet paraprake, i njëjti kishte qenë në kërkim për një periudhë kohore dhe ekzistonin dyshime se mund të lëvizte i armatosur.

“Policia e Kosovës kishte hartuar një plan operativ për lokalizimin dhe arrestimin e tij, duke angazhuar njësi policore në uniformë dhe në rroba civile. Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë kishte qenë e njoftuar dhe e gatshme për të ofruar asistencë në arrestimin e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Prizrenit.

Bëhet e ditur se, pas dorëzimit, është njoftuar Njësia e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, e cila në koordinim me prokurorin kompetent do të vazhdojë me procedurat e mëtejshme ligjore.