Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka publikuar këngën e dytë të albumit të tij të ri.
“BBB” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vet këngëtari me producim nga Rzon.

Videoja ndërkohë i është besuar Davincim4, e cila tashmë ndodhet me klip në YouTube.
“BBB ju falënderon për krejt urimet, një dhuratë prej albumit e keni tani”, ka shkruar në Instagram.
Fansat reaguan me entuziasëm pasi po e prisnin me padurim rikthimin e Don Xhonit.
Në vijim do të lansohen edhe projektet e tjera nga albumi i tij i ri. /Telegrafi/





