Këngëtarja amerikane, Doja Cat, vendosi të flasë hapur për shëndetin e saj mendor dhe zbuloi se është diagnostikuar me çrregullim kufitar të personalitetit.
Ajo ndau një video në TikTok-un e saj në të cilën mbrojti këngëtaren Chappell Roan pasi u kritikua për përballjen e saj me paparacët.
Këngëtarja shpjegoi se që nga fëmijëria kishte mësuar të shtypte ndjenjat e saj dhe të përshtatej me atë që pritej prej saj.
“Mësova të pretendoja sikur më pëlqente diçka, se isha e lumtur ose se nuk më pëlqente diçka që po bëja, vetëm që të dukej sikur gjithçka ishte në rregull”, tha ajo.
Ajo deklaroi se kjo mënyrë e trajtimit të emocioneve pati pasoja për të me kalimin e kohës.

Kaq ishte, në formën më të dhimbshme të mundshme, Teuta Krasniqi konfirmon ndarjen nga Adonisi
“E bëra këtë për vite me radhë dhe përfundimisht më arriti mua, siç mendoj se përfundimisht i arrin të gjithë. Tani po vuaj nga çrregullimi kufitar i personalitetit”, deklaroi ajo.
Çrregullimi kufitar i personalitetit është një gjendje që ndikon në mënyrën se si një person e percepton veten dhe të tjerët, për shkak të së cilës funksionimi i tij i përditshëm mund të jetë i vështirë.
Konkretisht, është një çrregullim që përfshin një model marrëdhëniesh të paqëndrueshme dhe intensive si dhe një imazh të dëmtuar për veten.
Doja Cat pohon se ka luftuar me këtë çrregullim gjithë jetën dhe pranoi se terapia e ka ndihmuar shumë.
“Kam vite që shkoj në terapi dhe ndiej lehtësim. Jam krenare për veten time. Kam bërë një rrugë të gjatë edhe pse ende bëj gabime”, tha ajo mes tjerash. /Telegrafi/





