Mesfushori i Stuttgartit, Chema Andres ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer te Real Madridi, mes raportimeve se “Los Blancos” po mendojnë të aktivizojnë klauzolën e rikthimit të tij gjatë verës.
Andres ka qenë ndër lojtarët më të dalluar në kampionatin gjerman, ku ka zhvilluar 32 paraqitje për të kontribuar me dy gola e dy asistime.

“Është diçka që duhet ta vendosë klubi — do të isha i lumtur të rikthehesha në Madrid, por nuk është diçka për të cilën po shqetësohem tani. Jam shumë i lumtur te Stuttgarti”.
“Kam i thënë agjentit tim se nuk dua të di asgjë për këtë. Kur të vijë koha, do të flasim dhe do të shohim çfarë opsionesh kemi.”
20-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit me paraqitjet e tij në sezonin debutues në Bundesliga, me klubin madrilen që po planifikon rikthimin e tij gjatë verës.
Real Madridi raportohet se ka një klauzolë rikthimi për lojtarin në vlerë rreth 13 milionë euro./Telegrafi/






