DJ nga Kosova, Gimbo, është bërë pjesë e një momenti që ka tërhequr vëmendjen e publikut gjatë një kuizi të zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Gjatë lojës me pyetje, banorëve iu kërkua të përgjigjeshin për disa tema të ndryshme, ndërsa njëra prej pyetjeve kishte të bënte me historinë e Kosovës.
Konkretisht, Gimbo u pyet se në cilin vit ishte shpallur Pavarësia e Kosovës.
Në përpjekje për të dhënë përgjigjen, ai fillimisht përmendi vitin 2007, ndërsa më pas shtoi edhe 2009, duke thënë: “17 shkurt 2007, 2009”.

Përgjigjja e tij rezultoi e pasaktë, pasi data e saktë e shpalljes së Pavarësisë është 17 shkurti i vitit 2008.
Momenti u komentua menjëherë edhe nga ndjekësit në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre reaguan lidhur me gabimin e bërë nga DJ-i kosovar gjatë kuizit.
Veç kësaj, duket se Gimbo nuk qëlloi asnjë përgjigje tjetër rreth pyetjeve që iu shfaqën në ekran në BBVA. /Telegrafi/





