Dion Gallapeni rigjen “magjinë”, dhuron dy asistime mahnitëse për Wisla

Para ndeshjeve jetike të Kosovës, mbrojtësi Dion Gallapeni e ka rigjetur formën për të dhuruar dy asistime fantastike për Wisla Plock. Ylli kosovar ishte protagonist në përmbysjen që Plock i bëri Jagiellonias, ku asistoi dy herë për Juric brenda 13 m...

Sport

Para ndeshjeve jetike të Kosovës, mbrojtësi Dion Gallapeni e ka rigjetur formën për të dhuruar dy asistime fantastike për Wisla Plock.

Ylli kosovar ishte protagonist në përmbysjen që Plock i bëri Jagiellonias, ku asistoi dy herë për Juric brenda 13 minutave.

Fillimisht, me një pasim preciz Galla e vendosi Juric para portës së zbrazur, e nga dy metra distancë ky i fundit ishte i pagabueshëm – VIDEO.

Në të njëjtën mënyrë asistoi sërish, ku këtë herë Juric e finalizoi për mrekulli për ta përmbysur epërsinë – VIDEO.

Kjo paraqitjen vjen në kohën më të mirë, sidomos me Gallapenin që këtë vit zhvilloi më pak minuta dhe ndryshoi skuadër.

Përndryshe, Gallapeni është pjesë e listës së Franco Fodas për dy ndeshjet e muajit mars./Telegrafi/