Dikur pa derë dhe pa energji elektrike – çifti në Britani shndërruan këtë kullë të braktisur në një “vilë luksoze”

Një çift në Britani ka shpenzuar rreth 60 mijë funte – afërsisht 70 mijë euro – për të kthyer një “kullë uji” të braktisur nga vitet 1930 në një Airbnb luksoz. Historia nis në vitin 2016, kur Tamara Keeling e zbuloi ndërtesën në emisionin Grand Designs. Edhe pse fillimisht nuk arritën ta blinin, nuk hoqën […]

Life/Bizare

Një çift në Britani ka shpenzuar rreth 60 mijë funte – afërsisht 70 mijë euro – për të kthyer një “kullë uji” të braktisur nga vitet 1930 në një Airbnb luksoz.

Historia nis në vitin 2016, kur Tamara Keeling e zbuloi ndërtesën në emisionin Grand Designs. Edhe pse fillimisht nuk arritën ta blinin, nuk hoqën dorë.

Pas disa vitesh, kulla – dikur pa derë, pa energji elektrike dhe madje e përdorur si rampë skateboardi – u bë e tyre.

Transformimi filloi në vitin 2020 dhe zgjati rreth gjashtë muaj.

Rezultati? Një hapësirë unike luksoze në mes të natyrës, pranë Peak District.

Sot, ajo ofron gjithçka moderne: një shkallë spirale mbresëlënëse, kuzhinë të ndërtuar me porosi, oxhak me dru dhe një dush unik.

Kulla, e ndërtuar në vitin 1938, ruan ende karakterin industrial dhe stilin Art Deco.

Dhe për këdo që kërkon një eksperiencë ndryshe, kjo “shtëpi në kullë” mund të rezervohet nga 185 paund nata – rreth 215 euro. /Telegrafi/