DiCaprio u shoqërua nga e dashura 23-vjeçare për herë të parë në Oscars – shmangën paraqitjen në tapet

Aktori i Hollywoodit, Leonardo DiCaprio, dhe e dashura e tij 23 vjet më e re, modelja italiane Vittoria Ceretti, u shfaqën së bashku në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, duke shënuar kështu paraqitjen e tyre të parë së bashku në një ceremoni të ...

Magazina

Aktori i Hollywoodit, Leonardo DiCaprio, dhe e dashura e tij 23 vjet më e re, modelja italiane Vittoria Ceretti, u shfaqën së bashku në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, duke shënuar kështu paraqitjen e tyre të parë së bashku në një ceremoni të madhe ndarjeje çmimesh.

Ceremonia u mbajt në Teatrin Dolby në Los Angeles. Leonardo DiCaprio u nominua për çmimin për ‘aktorin më të mirë’ për filmin “One Battle After Another”.

Edhe pse aktori eci vetëm në tapetin e kuq, ai më vonë iu bashkua Vittoria Ceretti-t brenda sallës, ku u ulën së bashku gjatë ceremonisë.

DiCaprio u shfaq me një kostum të zi me një papion, ndërsa Ceretti zgjodhi një fustan të mrekullueshëm ngjyrë bordo për këtë rast.

Dyshja janë së bashku që nga viti 2023 dhe kryesisht e mbajnë lidhjen e tyre larg syrit të publikut.

Aktori ka theksuar më parë se përpiqet të ruajë privatësinë duke u shfaqur në publik vetëm kur është e nevojshme.

Edhe pse DiCaprio u nominua për një çmim Oscar për ‘aktorin më të mirë’ për rolin e tij në “One Battle After Another”, ai në fund nuk e fitoi çmimin dhe u mposht në këtë kategori nga Michael B. Jordan për “Sinners”. /Telegrafi/