Dermatologia: Gabimi më i madh që bëjnë njerëzit me akne është përdorimi i shumë produkteve pa konsultë

Dermatologia Rejhane Bislimi-Berisha në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital ka folur trajtimin e akneve e cila shpesh bëhet në mënyrë të gabuar nga vetë pacientët, të cilët përdorin produkte të ndryshme kozmetike dhe trajtime të shumta pa u konsultuar me dermatologun.

Sipas saj, kjo praktikë jo vetëm që nuk e zgjidh problemin, por në shumë raste mund ta përkeqësojë gjendjen e lëkurës.

“Gabimi më i madh që bëjnë pacientët me akne është përdorimi i shumë produkteve njëkohësisht pa u konsultuar me dermatologun”, tha Bislimi-Berisha.