Deputeti Shaip Kamberi zhvilloi takim në zyrat e Kongresit Amerikan me kongresistin Keith Self, sponsorin e rezolutës H.R. 6411. Gjatë takimit u diskutuan hapat e mëtejmë dhe mënyra e avancimit të kësaj nisme të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe angazhimi të ndërsjellë, me mbështetje të qartë për vazhdimin e këtij procesi në Washington.
- Reklamë -











