Deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në ora 10:00, për të vazhduar me temën e vetme që është në rend të ditës, atë të projektligjit për ndarjen e buxhetit të Kosovës për vitin 2026.
Vazhdimi i seancës bëhet sot për shkak që të premten opozita kundërshtuan votimin për shmangien e afateve procedurale për shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026, duke kërkuar minimumi tre ditë afat për ta analizuar buxhetin prej 4 miliardë euro.
Buxheti i propozuar për vitin 2026 kap vlerën prej 4 miliardë eurosh. Nga shuma totale prej 3.955.595,904 miliardësh, 998 milionë euro janë ndarë për investime kapitale, ndërsa pjesa më e madhe e buxhetit, apo mbi 1.3 miliard euro, parashihet të shpenzohen për subvencione dhe transfere.
Mbi 980 milionë euro janë ndarë për pagat dhe shtesat e mbi 91 mijë punonjësve të sektorit publik. Mallrat dhe shërbimet do të kushtojnë 509 milion euro, kurse shpenzimet komunale mbi 35 milionë euro.
Deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në ora 10:00 për temën e buxhetit
<div><div><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821989-deputetet-e-legjislatures-se-re-te-kuvendit-te-kosoves-mblidhen-sot-ne-ora-1000-per-t6992cfb42d449.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="deputetet-e-legjislatures-se-re-te-kuvendit-te-kosoves-mblidhen-sot-ne-ora-10:00-per-temen-e-buxhetit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821989-deputetet-e-legjislatures-se-re-te-kuvendit-te-kosoves-mblidhen-sot-ne-ora-1000-per-t6992cfb42d449.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="deputetet-e-legjislatures-se-re-te-kuvendit-te-kosoves-mblidhen-sot-ne-ora-10:00-per-temen-e-buxhetit" loading="lazy"></p>Deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në ora 10:00, për të vazhduar me temën e vetme që është në rend të ditës, atë të projektligjit për ndarjen e buxhetit të Kosovës për vitin 2026. Vazhdimi i seancës bëhet sot për shkak që të premten opozita kundërshtuan votimin për</div>






