Deliu: Standardet kushtetuese nuk mund të ndryshohen sipas interesit të momentit politik

Nacionale

<div><div><img width="543" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826882-deliu-standardet-kushtetuese-nuk-mund-te-ndryshohen-sipas-interesit-te-momentit-politik.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="deliu:-standardet-kushtetuese-nuk-mund-te-ndryshohen-sipas-interesit-te-momentit-politik" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="543" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826882-deliu-standardet-kushtetuese-nuk-mund-te-ndryshohen-sipas-interesit-te-momentit-politik.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="deliu:-standardet-kushtetuese-nuk-mund-te-ndryshohen-sipas-interesit-te-momentit-politik"></p>Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ua kthyer në vëmendje Vetëvendosjes momente kur nuk merrnin pjesë në kohën kur votohej për president, atë të Atifete Jahjagës, Behgjet Pacollit dhe Hashim Thaçit, e për mungesën e të cilës tani po VV-ja tani në pushtet, e dërgoi në kushtetuese mungesën e deputetëve të opozitës aktuale pasi nuk qëndruan</div>

Madhësia e shkronjave

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ua kthyer në vëmendje Vetëvendosjes momente kur nuk merrnin pjesë në kohën kur votohej për president, atë të Atifete Jahjagës, Behgjet Pacollit dhe Hashim Thaçit, e për mungesën e të cilës tani po VV-ja tani në pushtet, e dërgoi në kushtetuese mungesën e deputetëve të opozitës aktuale pasi nuk qëndruan në sallën kur VV tentoi ta hedh në votim Glauk Konjufcën dhe kundërkandiatën e tij po nga kjo parti Fatmire Mulhaxha Kollçaku.
Për këtë Deliu tha se standardet kushtetuese nuk mund të ndryshohen sipas interesit të momentit politik.
“Kur u propozuan për president Atifete Jahjaga, Behgjet Pacolli dhe Hashim Thaçi, asnjë nga deputetët e Lëvizja Vetëvendosje nuk ishte në sallë. Sot po na thonë se atëherë kishin problem me emrat e kandidatëve për president. Megjithatë, sot e njëjta parti kërkon nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës që deputetët të obligohen të jenë në sallë për zgjedhjen e presidentit. Standardet kushtetuese nuk mund të ndryshohen sipas interesit të momentit politik”, ka shkruar ajo.