Del Piero shpërthen pas eliminimit të Italisë: Jemi bërë objekt talljeje

Ish-kapiteni i Juventus, Alessandro Del Piero, ka reaguar ashpër pas eliminimit të Italisë nga Bosnia dhe Herzegovina në finalen e play-off-it për Kampionatin Botërorë. Italia u ndal pas një barazimi 1-1 dhe humbjes 4-1 në penallti, duke dështuar kës...

Sport
Reklame

Ish-kapiteni i Juventus, Alessandro Del Piero, ka reaguar ashpër pas eliminimit të Italisë nga Bosnia dhe Herzegovina në finalen e play-off-it për Kampionatin Botërorë.

Italia u ndal pas një barazimi 1-1 dhe humbjes 4-1 në penallti, duke dështuar kështu të kualifikohet në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi.

Del Piero ka shpërthyer, duke thënë se Kombëtarja Azzure është bërë objekt tallje në botë.

“Italia është bërë objekt talljeje në futbollin botëror; humbja e tre Kupave të Botës radhazi është e vështirë të falet. Si mund të humbasë një komb kaq prestigjioz një brez të tërë turnesh?”, deklaroi Del Piero.

Ai nuk u ndal me kaq, duke kritikuar edhe nivelin aktual të futbollit italian:

“Më parë kishim lojtarë të klasit botëror; sot, niveli mesatar është mjaft modest. Katër herë kampionët e botës nuk kanë shënuar gol në një Kupë Bote prej 20 vitesh”, shtoi ai.

Ky dështim i radhës thellon krizën e futbollit italian, me “Azzurrët” që për herë të fundit kanë marrë pjesë në një Kupë Bote në vitin 2014, në Brazil. /Telegrafi/