Deklaratë e fortë nga Valverde para derbit me Atletico Madrid: Jemi të përkushtuar për të fituar gjithçka

Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde, ka theksuar vendosmërinë dhe unitetin e skuadrës madrilene në fazën përfundimtare të sezonit, duke nënvizuar ambicien e lartë për të fituar çdo trofe në garë. Në një deklaratë për mediat, Valverde vlerës...

Sport

Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde, ka theksuar vendosmërinë dhe unitetin e skuadrës madrilene në fazën përfundimtare të sezonit, duke nënvizuar ambicien e lartë për të fituar çdo trofe në garë.

Në një deklaratë për mediat, Valverde vlerësoi kontributin e të gjithë grupit, duke përfshirë edhe lojtarët e akademisë.

“Çdo lojtar, përfshirë edhe të rinjtë e akademisë, ka dhënë maksimumin për ta mbajtur Real Madridin në një pozicion të favorshëm”.

Mesfushori uruguaian bëri të qartë se objektivat e skuadrës mbeten maksimale në të gjitha kompeticionet.

“Jemi të fokusuar dhe të përkushtuar për të fituar gjithçka”.

Duke u ndalur te përballja e radhës ndaj Atletico Madridit, ai theksoi rëndësinë e kësaj ndeshjeje për ecurinë e ekipit.

“Jemi të përqendruar për ta fituar këtë ndeshje. Është shumë e rëndësishme për ne që të ndihemi më të qetë gjatë pushimit”.

Në këtë sfidë, madrilenët do të jenë pa portierin belg Thibaut Courtois për shkak të një dëmtimi, megjithatë skuadra mbetet e vendosur për të ruajtur momentin pozitiv në prag të një periudhe vendimtare të sezonit. /Telegrafi/