Ish-ambasadori Sreçko Gjukiq vlerësoi se presidenti i shtetit, Aleksandar Vuçiç, po e përfshin Serbinë në konfliktet globale me deklaratën e tij se në Iran po zhvillohen aktivitetet e CIA dhe Mosadit, gjë që Uashingtoni dhe Tel Avivi mund ta përjetojnë si një mesazh politik.
„Këto deklarata mund t’i shkaktojnë dëme politikës së jashtme të Serbisë. Ajo nuk është aktor i konflikteve në Lindjen e Mesme, as nuk ka interes të futet në interpretime që i akuzojnë dy shërbimet më me ndikim perëndimore“, tha Gjukiq në një intervistë për gazetën e sotme Nova.
Siç shtoi ai, „këto pretendime publike objektivisht mund të merren si një narrativ armiqësor ndaj SHBA-së dhe Izraelit, me ç’rast Serbia po përfshihet në konflikte globale dhe luftëra inteligjence që e tejkalojnë shumëfish“.
„Krahasimi me vitin 1953 dhe rrëzimin e (kryeministrit Muhamed) Mosadekut në Iran është një kornizë klasike propagande e diskutimit antiamerikan dhe antiperëndimor, gjë që në Uashington dhe Tel Aviv mund të perceptohet si një mesazh politik“, nënvizoi Gjukiq.
Ai paralajmëroi se „me këto lloj deklaratash, pozita e Serbisë komplikohet edhe më tej dhe futet konfuzion në politikën e jashtme“.



















