Debakël në Kopenhagë, Maqedonia shpartallohet nga Danimarka

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll pësoi një humbje të thellë në Kopenhagë nga Danimarka me rezultat 4-0 (0-0), në gjysmëfinalen e “play-off”-it evropian, duke mbetur jashtë garës për një biletë në Kupën e Botës, njofton Telegrafi. Përzgjedhësi Se...

Sport

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll pësoi një humbje të thellë në Kopenhagë nga Danimarka me rezultat 4-0 (0-0), në gjysmëfinalen e “play-off”-it evropian, duke mbetur jashtë garës për një biletë në Kupën e Botës, njofton Telegrafi.

Përzgjedhësi Sedloski vendosi të luajë me skemën 4-3-3, me Qamilin dhe Çurlinovin në krahë, por me detyra të theksuara mbrojtëse, ndërsa në majën e sulmit ishte Rastoder. Danezët nisën pa Eriksen, por me Damgaard në mesfushë. Pjesa e parë e jona ishte e organizuar, por shumë e varfër në sulm. Rastet e vetme për t’u veçuar ishin i Qamilit dhe përpjekja e Bardhit nga këndi në fund të pjesës së parë.

Vetëm sa nisi pjesa e dytë, Danimarka kaloi në epërsi. Hojlund krijoi aksionin, Isaksen doli i vetëm përballë portës, Musliu ndërhyri përkohësisht, por topi përfundoi te Damgaard që shënoi në portë të zbrazët për 1-0.

Rasti i vetëm serioz për Maqedoninë erdhi në minutën e 56-të, kur Bardhi goditi ulët, por pa e vënë në vështirësi portierin Hermansen. Më pas erdhën dy goditje të shpejta që vulosën ndeshjen: në minutën e 58-të, pas një krosimi të bukur të Damsgaard, Isaksen realizoi për 2-0, ndërsa menjëherë pas rifillimit ai shfrytëzoi një top të kthyer dhe shënoi për 3-0.

Me një nga humbjet më të rënda në histori, Maqedonia i jep fund ëndrrës për Botërorin. Të martën do të zhvillohet një ndeshje miqësore ndaj Çekisë ose Irlandës, që do të shërbejë për përgatitjet e ardhshme, me fokus te Liga e Kombeve në vjeshtë. /Telegrafi/