Çka po bën ish-e dashura e Getinjos me Robert Berishën

Robert Berisha po vazhdon me emisionin e tij televiziv “Robi plaket kur don vet”. Në edicionin më të ri, ai ka pasur të ftuar Vivien Thanon, e njohur për publikun si ish-e dashura e reperit Getinjo.
Gjatë intervistës, Roberti nuk ka kursyer ironitë dhe pyetjet direkte ndaj Vivienit, duke e bërë bisedën dinamike në studio, shkruan Kosovarja.
Pjesëmarrja e saj ka rikthyer vëmendjen te raporti që ajo kishte me Getinjon.
Vivieni u bë e njohur gjatë eksperiencës në “Big Brother VIP Kosova”, ku edhe nisi lidhjen me reperin. Paraqitja e saj në këtë emision shënon një tjetër dalje publike pas asaj periudhe.