Kalimi nga dimri në pranverë zakonisht shoqërohet me rritje të dëmtimeve të xhamit të përparmë të veturave.
Shumë guralecë dhe papastërti të sezonit të ftohtë mbeten në rrugë dhe përplasen me xhamat e automobilave duke shkaktuar dëmtime.
Kjo është bërë një problem në rritje, sipas të dhënave nga kompanitë e sigurimeve dhe studimeve të autoriteteve të trafikut në Suedi dhe Norvegji.

Ekspertët vënë në dukje se një nga arsyet kryesore është xhami më i hollë që ndodh sot në shumë makina moderne, pasi prodhuesit duan të ulin peshën e automjetit.
Kjo e bën xhamin më të ndjeshëm ndaj goditjeve, sidomos kur makina kalon mbi kubet e guralecit që ngrihen nga goma e automjetit para.
Gjithashtu, dizajni më aerodinamik i makinave moderne dhe gomat e gjera rrisin mundësinë që gurët të përplasen fuqishëm në xham.
Nga analiza e mbi 840 mijë rasteve të raportuara të dëmtimeve të xhamit, doli një renditje e markave që kishin më shumë probleme në Suedi gjatë periudhës janar 2023 – dhjetor 2024:
Sipas raportit, Tesla qëndron dukshëm më lart se të gjitha markat e tjera për shkak të një zone të madhe sigurie rreth xhamit të përparmë, ku edhe dëmtime të vogla shpesh kërkojnë zëvendësimin e tërë xhamit pasi riparimi nuk është i mundur në ato zona.





