Chrome për Android po merr një funksion që e kemi pritur me dekada

Google po sjell ngadalë një prej funksioneve më të njohura të versionit desktop të shfletuesit Chrome edhe në Android - shiritin me shënime (Bookmarks bar). Për një kohë të gjatë, Google Chrome në Android lejonte përdoruesit të hyjnë në faqet e ruajt...

Teknologji

Google po sjell ngadalë një prej funksioneve më të njohura të versionit desktop të shfletuesit Chrome edhe në Android – shiritin me shënime (Bookmarks bar).

Për një kohë të gjatë, Google Chrome në Android lejonte përdoruesit të hyjnë në faqet e ruajtura, por kjo përfshinte disa hapa: duheshin hapur tre pikat e menysë, pastaj seksioni Bookmarks.

Me ndryshimin e ri, shënimet e tua kryesore do të shfaqen drejtpërdrejt nën shiritin e adresës (Omnibox), duke bërë navigimin shumë më të shpejtë.

Sipas raporteve, kjo opsion shfaqet te cilësimet nën Appearance (Pamje), ku përdoruesit mund të aktivizojnë ose çaktivizojnë një ndërprerës për “Show bookmarks bar” (Trego shiritin e shënimeve).

Megjithatë, funksioni nuk është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit Android menjëherë. Aktualisht, shirit shtesë me shënime është më i dukshëm dhe funksional në pajisje me ekran më të madh, si tableta apo telefonë me ekran të palosshëm. Kjo sepse në ekranet e telefonave të zakonshëm, një shirit fiks mund të zinte shumë hapësirë të vlefshme të shfaqjes së përmbajtjes.

Google nuk ka konfirmuar ende se kur do të bëhet kjo opsion standard për të gjithë telefonat, por pritet që përhapja të rritet në javët e ardhshme, pasi funksioni po shpërndahet nëpërmjet një përditësimi. /Telegrafi/