Sipas raportimit të “AS”, Marc Cucurella do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë relativisht të gjatë pas një lëndimi në muskujt e pasëm të kofshës.
Burime pranë mbrojtësit të majtë të Chelseas bëjnë të ditur se koha e rikuperimit parashikohet të jetë nga tre deri në katër javë.
Kjo do të thotë se spanjolli do t’i humbasë me siguri ndeshjet e Ligës Premier kundër Arsenal FC dhe Aston Villa FC muajin e ardhshëm.
Ndërkohë, do të jetë një garë me kohën për ta pasur gati për fazën e 1/16-ës së Ligës të Kampionëve, me ndeshjet që janë planifikuar të zhvillohen në mes të marsit. Chelsea ende nuk e ka mësuar kundërshtarin e radhës në këtë kompeticion.
Cucurella ka qenë ndër lojtarët më të mirë të Chelseas këtë edicion, prandaj mungesa e tij do të ndikojë shumë te gjiganti londinez.
Chelsea vazhdon garën për ta siguruar një vend në top katër në kampionatin anglez, si dhe synon të arrijë sa më lartë në Ligën e Kampionëve./Telegrafi











