Chelsea ka shënuar fitore shumë të thellë në shtëpi ndaj Port Vale për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cupit.
Jorrel Hato pas vetëm dy minutave lojë zhbllokoi rezultatin për t’i dhënë epërsinë vendasve.
Ndërsa ishte Joao Pedro që dyfishoi epërsinë pas asistimit të bukur të Pedro Netos (25’).

Situata veçse u përkeqësua kur Jordan Lawerence-Gabriel shënoi një autogol duke e devijuar goditjen e vendasve (42’).
Chelsea ishte edhe më e mirë në pjesën e dytë, ku Tosin Adarabioyo shënoi me kokë një gol fantastik për rezultatin 4-0 (57’).
Për golin e pestë pastaj u përkujdes Andrey Santos, i cili u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer (69’).
Talenti Estevao po ashtu e gjeti rrugën drejtë golit, pavarësisht që fillimisht iu anulua goli për pozitë jashtë loje (85’).
Kurse, për epilogun përfundimtar 7-0 u sigurua Alejandro Garnacho duke realizuar nga pika e bardhë (90+2’)./Telegrafi/





