Charles Oliveira dominon Max Holloway dhe fiton rripin BMF në UFC 326

Mbrëmë në Las Vegas u zhvillua eventi UFC 326, ku ndeshja kryesore e mbrëmjes ishte përballja mes Max Holloway dhe Charles Oliveira.

Në lojë ishte rripi BMF , një titull simbolik në Ultimate Fighting Championship që i jepet luftëtarit më të fortë dhe më spektakolar. Holloway hyri në këtë duel si kampion në fuqi.

Megjithatë, Oliveira dominoi përballjen dhe arriti ta marrë rripin pas pesë raundeve, duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve (50-45, 50-45, 50-45).

Max Holloway pointed down in the final 10 seconds of the fight, and got caught with a right hand by Charles Oliveira 😬 #UFC326pic.twitter.com/F1TyK9N84k
— Championship Rounds (@ChampRDS) March 8, 2026