Bundesliga ka krijuar një video me pesë momentet më të mira të Fisnik Asllanit, pra golat dhe asistimet.
Ylli i Kosovës po shkëlqen vazhdimisht te Hoffenheimi, ku falë paraqitjeve fantastike edhe ka fituar vëmendjen e top gjigantëve evropianë si Barcelona, Bayern Munich e Borussia Dortmund.

Bundesliga ka krijuar një video në rrjetin social “Tiktok” me Asllanin, duke përmendur pesë momentet më të mira të lojtarit në fanellën e Hoffenheim.
Vendin e parë e zuri supergoli ndaj Heidenheimit të Diant Ramajt, ndërsa si pozitë e dytë asistimi kundër Bayern Munichut.
Ndërkohë, Asllani do të rikthehet në fushë këtë vikend kundër Mainz 05./Telegrafi/





