Kohët e fundit CNN ka raportuar për komentet e bëra nga kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf.
Ai tha se forcat e Iranit po “presin” trupat amerikane dhe se janë “gati të shkaktojnë shkatërrim mbi to dhe të ndëshkojnë përgjithmonë aleatët e tyre rajonalë”.
Ghalibaf akuzoi gjithashtu SHBA-në për “planifikim të fshehtë të një pushtimi tokësor”, ndërsa fliste për negociata.

Ja një vështrim në disa nga ato që kanë thënë Uashingtoni dhe Teherani në lidhje me mundësinë e trupave amerikane në terren në Iran këtë javë:
Të martën, CNN raportoi se më shumë se 1,000 ushtarë amerikanë pritej të vendoseshin në Lindjen e Mesme në ditët në vijim, sipas dy burimeve të njohura me çështjen. Zyrtarët amerikanë miratuan urdhra me shkrim për vendosje të trupave të martën vonë, tha një burim i njohur me çështjen.
Të enjten, një komandant i ushtrisë iraniane paralajmëroi se lufta tokësore do të ishte “më e rrezikshme dhe më e kushtueshme për “armikun”, sipas Agjencisë gjysmëzyrtare të Lajmeve të Studentëve Iranianë (ISNA).
Disa orë më vonë, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se SHBA-të mund t’i arrijnë objektivat e tyre në luftën e Iranit “pa asnjë trupë tokësore”.
Në një deklaratë, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tregoi se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk po planifikonte të dërgonte trupa tokësore askund.
Ndërkohë, tani anija luftarake USS Tripoli, që mbante 3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë, mbërriti në Lindjen e Mesme, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së. /Telegrafi/






