Monumenti i pavarësisë “NEWBORN”, simbol i 17 Shkurtit dhe i lindjes së shtetit të Kosovës, është “burgosur” simbolikisht mbrëmjen e sotme nga aktivistët e platformës “Liria ka emër”, të cilët e kanë rrethuar me rrethoja hekuri që ngjasojnë me ato të përdorura në ambientet e Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Pas përfundimit të ngjyrosjes së përvitshme, monumenti është shndërruar në një instalacion simbolik, ku mbi rrethojat është vendosur edhe tabela me logon e Dhomave të Specializuara dhe mbishkrimin: “Kosova e burgosur!”.
Sipas organizatorëve, ky është një reagim qytetar ndaj asaj që e cilësojnë si padrejtësi historike. Eliza Hoxha nga organizata “Liria ka emër” ka deklaruar se përmes këtij veprimi synohet të pasqyrohet ndjenja e padrejtësisë që, sipas saj, qytetarët e Kosovës po e përjetojnë përballë proceseve gjyqësore që po zhvillohen në Hagë.
Ajo ka theksuar se me mbishkrimin “Kosova e burgosur” shprehet indinjata ndaj proceseve në Dhomat e Specializuara, duke shtuar se atje, sipas saj, “po gjykohet historia jonë, lufta për liri dhe procesi i shtetformimit të Kosovës”.
Në paraburgim në Hagë, tash e pesë vjet, po mbahen ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, të cilët përkrahësit e tyre i konsiderojnë figura kyçe të rezistencës dhe të procesit të shtetndërtimit.
Ballina Nacionale “Burgoset” NEWBORN, aktivistët e ” Liria ka emër” vendosin rrethoja simbolike të...
“Burgoset” NEWBORN, aktivistët e ” Liria ka emër” vendosin rrethoja simbolike të Gjykatës Speciale
- Reklamë -











