Bryan Adams me koncert në Kosovë më 27 qershor

Këngëtari i njohur kanadez Bryan Adams pritet të vijë në Kosovë më 27 qershor, ku do të mbajë një koncert në Salla 1 Tetori. Lajmi është bërë i ditur përmes publikimit të datave të turneut të tij, duke ngjallur entuziazëm të madh tek fansat në vend. ...

Magazina

Këngëtari i njohur kanadez Bryan Adams pritet të vijë në Kosovë më 27 qershor, ku do të mbajë një koncert në Salla 1 Tetori.

Lajmi është bërë i ditur përmes publikimit të datave të turneut të tij, duke ngjallur entuziazëm të madh tek fansat në vend.

Megjithatë, deri më tani biletat për këtë koncert nuk janë ende në shitje, ndërsa pritet që detaje të tjera të publikohen në ditët në vijim.

Bryan Adams është një nga emrat më të mëdhenj të muzikës rock dhe pop, me një karrierë që shtrihet prej dekadash.

Ai ka fituar famë botërore me hite si “Summer of ’69”, “(Everything I Do) I Do It for You” dhe “Heaven”.

Gjatë karrierës së tij, Adams ka shitur miliona albume në mbarë botën dhe ka fituar çmime të shumta prestigjioze, duke përfshirë çmime Grammy dhe nominime për Golden Globe dhe Oscar.

Koncerti në Prishtinë pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të verës në Kosovë, duke tërhequr një numër të madh fansash nga vendi dhe rajoni. /Telegrafi/