Brishtish Council mban ngjarjen “Zhvillimi i talenteve të sigurisë kibernetike për një sektor më të fortë dhe më gjithëpërfshirës”

Në ICK u mbajt ngjarja "Zhvillimi i talenteve të sigurisë kibernetike për një sektor më të fortë dhe më gjithëpërfshirës" nga British Council.

Çaste nga ceremonia hapëse dhe fjalimet nga ambasadori Jonathan Hargreaves, Ministri Lulëzon Jagxhiu, Drejtuesja e British Council për Shqipëri dhe Kosovë, Majlinda Mazelliu, dhe Menaxherja e Programit DCAF, Leonora Hasani.

Fjala Kryesore për Gruan e Vitit 2025 për Siguri Kibernetike u mbajt nga Luanda Domi.

Ky aktivitet u organizua bashkërisht nga dy iniciativa të financuara nga Mbretëria e Bashkuar – projekti CybHER, i zbatuar nga British Council dhe projekti Qeverisja e Mirë në Sigurinë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor, i zbatuar nga DCAF (Qendra e Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë). /Telegrafi/