Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit nga Irani – Zelensky dërgon ekspertë ukrainas në Gjirin Persik

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se eksperienca e Ukrainës në parandalimin dhe neutralizimin e dronëve “Shahed” është e njohur dhe vlerësuar nga të gjithë ekspertët amerikanë.

Ai theksoi se edhe vendet që kanë provuar të përdorin dronë interceptues në mënyrë të pavarur kanë kuptuar se pa specialistët dhe teknologjitë ukrainase, rezultatet janë shumë më të dobëta.

Sipas Zelenskyt, Ukraina pritet të marrë raketa për sistemet Patriot si shkëmbim për ndihmën që po ofron në Lindjen e Mesme.