Bleona Qereti prezanton ceremoninë solemne të ndarjes së titullit 'Doctor Honoris Causa' në Universitetin "Aleksander Moisiu"

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, së fundmi ka qenë pjesë e një ceremonie solemne dhe mjaft të veçantë në Shqipëri.

Artistja ka prezantuar ceremoninë e ndarjes së titullit akademik Doctor Honoris Causa, e organizuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku ky vlerësim iu akordua Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen.

Të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së dekoratës ishin shumë personalitete, ndërsa në momentin e dhënies së titullit ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Vetë Bleona ndau disa momente nga kjo ngjarje në rrjetet sociale, duke e cilësuar si një moment të veçantë që lidh trashëgiminë familjare me ndikimin global të familjes Berggruen.