Mesfushori Bledian Krasniqi mund të largohet këtë afat kalimtar veror nga Zurichu, pasi është ndër opsionet e Luzernit.
Siç raporton mediumi “4-4-2”, Krasniqi është një ndër katër opsionet e Luzernit për t’u përforcuar në verë, me synimin që ta kthejnë klubin në garë për titull.
Gjithnjë në bazë të raportimit, Luzerni ka vendosur të nënshkruajë me një mesfushor, kurse opsion tjetër është edhe talenti i Bolognas që përfaqëson Shqipërinë, Besalet Krasniqi.

“Depertamenti i Luzernit ka kompletuar një listë me lojtarë që do të konsiderohen si transferime për në verë”.
“Ndër të tjerët, Luzern ka një sy te Bledian Krasniqi, Dorian Derbaci, Besalet Krsaniqi dhe Alessandro Romano për pozitën e qendrës”, raporton mediumi zviceran.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse Krasniqi është i hapur për këtë lëvizje derisa Luzern preferon një formë huazimi me opsion blerje.
Luzern megjithatë fillimisht duhet ta sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit zviceran, pasi ndodhet në grupin e gjashtë skuadrave që do të luftojnë për të mos rënë në Challange League./Telegrafi/






