Bleart Tolaj shënon në “frymën e fundit”, Ballkani e fiton derbin ndaj Dukagjinit

Ballkani i ka marrë pikët e plota në shtëpi ndaj Dukagjinit për ta vazhduar garën për titull. Skuadra nga Thëranda triumfoi me rezultat 2-1, në sfidën ku e dominuuan posedimin por kishte raste të shumta nga dy palët. Almir Kryeziu e zhbllokoi epërsinë me një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë (52’). Por, […]

Sport

Ballkani i ka marrë pikët e plota në shtëpi ndaj Dukagjinit për ta vazhduar garën për titull.

Skuadra nga Thëranda triumfoi me rezultat 2-1, në sfidën ku e dominuuan posedimin por kishte raste të shumta nga dy palët.

Almir Kryeziu e zhbllokoi epërsinë me një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë (52’).

Por, Dukagjini arriti të këndellet për t’u kthyer në lojë falë Albion Pllanës, që nuk fali nga afërsia (75’).

Kur mendohej se dy skuadrat ndanë pikët, në skenë doli Bleart Tolaj që realizoi për t’ia regjistruar Ballkanit fitoren e radhës (90+5’).

Falë kësaj fitore, Ballkani merr liderin me 48 pikë ndërsa Dukagjini zë pozitën e gjashtë me 34 sosh./Telegrafi/