Big Brother VIP Albania njoftuan se episodi i radhës i spektaklit do të transmetohet të mërkurën për shkak të ndeshjes Kosovë – Turqi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Episodi i ri i Big Brother VIP Albania, me të pathënat, debatet dhe përballjet më të fundit në shtëpi, do të shfaqet të mërkurën, më 1 Prill, në orën 21:00, duke ofruar momente emocionuese dhe surpriza nga banorët.

Fansat mund të presin një natë plot zhvillime dhe të papritura nga shtëpia e Big Brother VIP. /Telegrafi/






