Këngëtari i njohur shqiptar, Besnik Qaka, është rikthyer me një intervistë në Klan Kosova për jetën dhe karrierën muzikore.
Mes tjerash është pyetur edhe për formatin e Big Brother dhe nëse ka pasur ftesa për të.
Ai thekson se e ka parë shumë shpesh që është komentuar si pjesëmarrës në këtë format.

Megjithatë, nuk komentoi më shumë nëse ndonjëherë do të jetë pjesë e këtij reality shou.
“Unë edhe Big Brother jemi shumë larg. Ftesa kam pasur. Edhe kështu në rrjete sociale e kam parë emrin tim, gjithmonë kam thënë me kë kanë folur këta njerëz”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Më kanë thirr njerëzit a ke me hy, ia kam bërë mos e bë të madhe”.
Mbetet për t’u parë në vazhdim nëse në të ardhmen do të jetë pjesë e BBVK apo BBVA. /Telegrafi/






