Befason ylli i Senegalit: Do ta rikthej medaljen e kampionit të Afrikës

Mesfushori i Senegalit, Idrissa Gueye, ka deklaruar se është i gatshëm t’i kthejë medaljet e dhëna Marokut pasi Federata Afrikane e shpalli këtë të fundit kampion të Kupës së Afrikës 2025 në tavolinë. Duke folur pas fitores 3-0 të Evertonit ndaj Chel...

Sport

Mesfushori i Senegalit, Idrissa Gueye, ka deklaruar se është i gatshëm t’i kthejë medaljet e dhëna Marokut pasi Federata Afrikane e shpalli këtë të fundit kampion të Kupës së Afrikës 2025 në tavolinë.

Duke folur pas fitores 3-0 të Evertonit ndaj Chelseat, Gueye insistoi: “Ne e meritojmë të jemi kampionë të Afrikës. Për ne, ne jemi kampionët e Afrikës, asgjë nuk ndryshon. Ky njoftim është vetëm një shpërqendrim, ndoshta një përpjekje për të përçarë Afrikën. Po të varej nga unë, do t’i kisha thënë Federatës të mos apelonte.”

Sa i përket vendimit të CAF-it, ai shtoi: “Personalisht zotohem t’i mbledh medaljet dhe t’ia kthej Marokut nëse kjo mund të ulë vërtet tensionet mes dy vendeve”.

Dorëzimi i Senegalit erdhi pas një penalltie të diskutueshme të akorduar për Marokun në kohën shtesë të finales, që bëri që “Luanët e Terangës” të largoheshin nga fusha. Më pas ata u rikthyen, penalltia u humb dhe Senegali fitoi në vazhdime.

Pas ndeshjes, Gueye festoi me bashkëlojtarin Iliman Ndiaye, duke ngritur fillimisht një dhe më pas dy gishta drejt kamerës, si një kujtesë e qartë se Senegali vazhdon të pretendojë dy tituj të Kupës së Afrikës.

Federata e Futbollit e Senegalit ka apeluar ndërkohë vendimin e CAF-it në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv./Telegrafi/