BE hap hetim ndaj Snapchat-it për shkelje të rregullave të sigurisë së fëmijëve dhe privatësisë

Komisioni Evropian ka nisur një hetim formal ndaj Snapchat-it për të vlerësuar nëse platforma respekton rregullat për sigurinë, privatësinë dhe mbrojtjen e fëmijëve në internet. Komisioni tha se ka hapur procedura për të përcaktuar nëse Snapchat-i ve...

Teknologji

Komisioni Evropian ka nisur një hetim formal ndaj Snapchat-it për të vlerësuar nëse platforma respekton rregullat për sigurinë, privatësinë dhe mbrojtjen e fëmijëve në internet.

Komisioni tha se ka hapur procedura për të përcaktuar nëse Snapchat-i vepron në përputhje me Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA).

Ekzistojnë dyshime se platforma mund t’i ketë ekspozuar fëmijët ndaj përmbajtjeve të dëmshme, aktiviteteve kriminale dhe shitjes së produkteve të paligjshme.

Komisioni tha se hetimi u nis për disa arsye, përfshirë verifikimin e moshës, rreziqet e shfrytëzimit të fëmijëve dhe mundësinë që të miturit të orientohen drejt aktiviteteve kriminale, duke shtuar se cilësimet standarde të Snapchat-it mund të mos ofrojnë privatësi, siguri dhe mbrojtje të mjaftueshme.

Sipas rregullave të BE-së për teknologjinë, platformat e mëdha digjitale që operojnë në Evropë duhet të respektojnë rregulloret e bllokut.

Komisioni mund të vendosë gjoba të larta ndaj platformave digjitale që shkelin rregullat.

Në rast të shkeljeve të përsëritura, platforma në fjalë mund të ndalohet përfundimisht nga operimi në BE. /AA/