Bayern Munichu ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Union Berlinit, sfidë ku trajneri Vincente Kompany i dha minuta edhe mesfushorit me prejardhje nga Kosova, Erblin Osmani.
“Bavarezzët” zhvilluan një paraqitje mahnitëse për të fituar me rezultat 4-0.
Michael Olise me një supergol nga distanca u kujdes të kalonte Bayernin në epërsi (43’).

Ndërsa, tre minuta më vonë Serge Gnabry u gjend në vendin e duhur për të shënuar nga një top i kthyer dhe dërguar rezultatin në 2-0 (45+1’).
Harry Kane u përkujdes për golin e tretë pas një asistimi fantastik të Konrad Laimer (49’).
Kurse, për fitoren u përkujdes Serge Gnabry me një tjetër gol të bukur, ku s’i dha asnjë shans portierit as për të reaguar (67’).
Në minutën e 87-të, Kompany vendosi t’ia japë debutimin mesfushorit nga Gjilani, Erblin Osmani duke e futur në fushë në vendin e Leon Goretzkas (87’).
Me këtë fitore, Bayerni është lider me 70 pikë ndërsa Union Berlin zë pozitën e 10-të me 31 sosh./Telegrafi/





