Baton Zabërgja vazhdon formën fantastike, shënon golin e dytë radhazi në Ukrainë

Futbollisti i Kosovës, Baton Zabërgja, ka vazhduar formën e mirë në elitën e futbollit ukrainas duke realizuar edhe një tjetër gol për skuadrën e tij FC Metalist 1925 Kharkiv.

Zabërgja shënoi golin e dytë në fitoren 3-0 të Metalistit ndaj FC Rukh Lviv, në ndeshjen e javës së 19-të elitës së futbollit ukrainas.

Ai pranoi bukur një top në zonë me gjoks dhe me një goditje të fortë gjeti rrjetën për 2-0.

🇺🇦 Premier League

Rukh Lviv 0-2 Metalist 1925

Baton Zabergja 🇽🇰 pic.twitter.com/g1FYwuijfp
— Football ⚽️ All Goals in the World (@AllGoalsWorld) March 9, 2026