Sipas Diario Sport, mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, po i jep përparësi një transferimi te Barcelona, nëse largohet nga klubi italian gjatë verës.
Raportime të shumta sugjerojnë se Inter është i gatshëm ta shesë Bastonin këtë verë për një shumë që varion nga 50 deri në 70 milionë euro.
Barcelona ka ndjekur nga afër paraqitjet e 26-vjeçarit, duke e identifikuar atë si objektivin kryesor për të përforcuar repartin defensiv.

Pavarësisht interesimit nga klubet e Premier League, Bastoni e konsideron Barcelonën si destinacionin ideal për hapin e radhës në karrierën e tij.
Ai beson se profili i tij i përshtatet në mënyrë perfekte stilit të lojës së ekipit nën drejtimin e Hansi Flick.
Aftësia e Bastonit në ndërtimin e lojës nga prapavija, e kombinuar me sigurinë në mbrojtje, falë fizikut të tij imponues dhe leximit të shkëlqyer të lojës, tregojnë se ai mund të shndërrohet në një qendërmbrojtës të nivelit elitar te Barcelona.
Gjigantët katalanas kanë vendosur përforcimin e mbrojtjes si prioritet për verën, madje mbi transferimin e një sulmuesi, çka tregon se ata mund të bëjnë maksimumin për të siguruar shërbimet e Bastonit./Telegrafi/





