Bashkimi fitoi bindshëm ndaj Golden Eagle Yllit 95:70 për të siguruar vendin e dytë dhe për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të “Play-off”-it të ProCredit Superligës.
Prizrenasit që në çerekun e parë nisën shkëputjen dhe dominuan deri në fund.

Dequon Lake shkëlqeu te Bashkimi me 20 pikë e gjashtë kërcime. Shanon Shorter i kishte 17 pikë e katër kërcime. Lejson Zeiqi ndihmoi fitoren me 12 pikë, tetë kërcime e tri asistime.
Tyreek Smith ishte më i miri te Ylli me 21 pikë e shtatë kërcime. Lish Shoshi realizoi 15 pikë e nëntë kërcime.
Bashkimi është i dyti me 44 pikë. Nga kjo pozitë edhe do të startojë në plejof.
Ylli është i pesti me 36 pikë. Deri në fund të stinorit të rregullt kanë mbetur edhe dy xhiro. /Telegrafi/






