Banorët shfaqen me paraqitje elegante pak para dasmës në Big Brother

Banorët e Big Brother VIP Albania 5 janë bërë gati për dasmën që do të zhvillohet në shtëpi.

Çifti, i cili do të martohet sivjet, është përzgjedhur DJ Gimbo dhe Selin Bollati.

Derisa ka mbetur edhe pak që nga nisja e ceremonisë, banorët janë parë të kuruar deri në detaje.

Djemtë e shtëpisë duken elegant me kostume, kryesisht në ngjyrë të zezë.

E nga ana tjetër femrat kanë zgjedhur fustane me ngjyra të ndryshme për eventin.

Foto: YouTube

Gimbo gjithashtu shfaqet me kostum të zi dhe me syze, ku në të ka shkruar: “Me fat”.

Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet dasma dhe nëse do të ketë ndonjë incident. /Telegrafi/

Foto: YouTube

– YouTube www.youtube.com

YjetMagazina