Në bazë të vlerësimit të rregullt tremujor të rreziqeve të sistemit, sipas të dhënave për tremujorin e fundit të vitit 2025, përfshirë edhe të dhënat e fundit të disponueshme, Bordi ekzekutiv i Bankës popullore solli vendim të mos ndryshohet vlera e shkallës së shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit për ekspozimet e bankave, përkatësisht ajo të mbetet në 2 për qind të aktivit të ponderuar sipas rreziqeve edhe në tremujorin e dytë të vitit 2027, kumtuan sot nga Banka popullore.
Shkallët e shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit për ekspozimet e bankave ndaj klientëve nga vende të tjera, thonë nga atje, do të zbatohen në pajtim me vlerën e shkallës e cila është konstatuar nga organi kompetent i një vendi tjetër.

“Në bazë të lëvizjeve në sistemin bankar dhe në mjedisin, përfshirë edhe atë vendor, vlerësohet se shkalla e shtresës mbrojtëse kundërciklike e kapitalit prej 2% korrespondon me kushtet makrofinanciare dhe të gjendjeve në sistemin bankar. Sistemi bankar e ruan stabilitetin dhe sigurinë në punë dhe është mirë i kapitalizuar dje likuid, me shkallë të ulët të kredive jofunksionale dhe përfitimit solid”, ptoencojnë nga Banka popullore.
Përkujtojnë se në dhjetor 2025 hynë në fuqi masat makroprudente me kritere më të ashpra për cilësinë e kërkesës kreditore, efektet e të cilave priten në periudhën në vijim.
“Pritet që këto pako-masa, së bashku me ndryshimet e deritanishme tek rezerva e detyrueshme, do të kontribuojnë për ulje të rreziqeve sistematike dhe do të sigurojnë mbështetje shtesë për politikën monetare. Më pas, Banka popullore e ruan qasjen e kujdesshme në zhvillimin e politikës monetare për shkak të stabilizimit të qëndrueshëm të mëtutjeshëm të inflacionit, në kushte të aktivitetit të fuqishëm kreditor, tregut dinamik të patundshmërive dhe rreziqeve nga mjedisi i jashtëm, si dhe nga faktorët vendorë që ndikojnë ndak kërkesës”, thuhet në kumtesën e Bankës popullore.
Banka popullore edhe më tej do t’i ndjekë me kujdes rreziqet e sistemit dhe do ta rivlerësojë shkallën e shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit në bazë të rregullt tremujore.





