Babai i vajzës në Tetovë që ra nga ballkoni nën hetim për keqtrajtim

SPB Tetovë, lidhur me hetimet për ngjarjen ku një 19-vjeçare ra nga ballkoni, njofton se në polici është dorëzuar babai i saj 47-vjeçar. "Më 16.03.2026 në orën 21:20, A.A. (47) nga Tetova është paraqitur vetë në SPB Tetovë dhe me të është kryer një b...

Nacionale

SPB Tetovë, lidhur me hetimet për ngjarjen ku një 19-vjeçare ra nga ballkoni, njofton se në polici është dorëzuar babai i saj 47-vjeçar.

“Më 16.03.2026 në orën 21:20, A.A. (47) nga Tetova është paraqitur vetë në SPB Tetovë dhe me të është kryer një bisedë zyrtare në telefon. Gjegjësisht, gjatë trajtimit të ngjarjes së datës 14.03., në të cilën një vajzë 19-vjeçare nga Tetova ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së gjyshit të saj dhe është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, oficerët e policisë kanë mësuar, përkatësisht është vërtetuar se vajza është keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht nga babai i saj A.A.

Me udhëzim të prokurorit publik, A.A. është liruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/