Arsenali përfiton nga rregulli pak i njohur i UEFA-s për ndeshjen kundër Leverkusenit

Arsenali ka përfituar nga një rregull i UEFA-s për ndeshjen e tyre të rëndësishme në Ligën e Kampionëve kundër Bayer Leverkusen.

Arsenali, i cili po kryeson në Ligën Premier, fitoi secilën nga tetë ndeshjet e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, duke përfunduar në krye të renditjes dhe duke siguruar kalimin në raundin tjetër.

Ata do të përballen me skuadrën e Bundesligës, Leverkusen, në fazën e 1/8-ës së finales për një vend në çerekfinale, ndërsa synojnë të fitojnë trofeun e tyre të parë të madh evropian.

Para përballjes me Leverkusen, Mikel Arteta ka marrë një lajm të mirë, pasi do të mund të llogarisë në shërbimet e Piero Hincapie, pavarësisht se ai është i huazuar nga skuadra gjermane.

Hincapie iu bashkua Arsenalit nga Leverkusen verën e kaluar në formë huazimi për një sezon, me opsion për ta bërë transferimin të përhershëm në fund të sezonit për 45 milionë euro.

Kjo sepse, sipas rregullave të UEFA-s, klubet që zotërojnë kartonin e lojtarit nuk mund të vendosin klauzola që e ndalojnë një futbollist të huazuar të luajë kundër tyre në garat evropiane.

Hincapie ka qenë një lojtar i rëndësishëm nën drejtimin e Artetës, duke zhvilluar 27 ndeshje në të gjitha garat, përfshirë katër paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Shkathtësia e ekuadorianit për të luajtur në disa pozicione ka rezultuar vendimtare që nga momenti i transferimit te klubi dhe ai pritet të jetë në dispozicion kundër Leverkusenit pasi u aktivizua nga banka rezervë në ndeshjen ndaj Mansfield.