Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se, pavarësisht dilemave të deputetëve dhe kauzave të tyre politike nga e kaluara, ajo që është më e rëndësishme në këtë fazë është tregimi i përgjegjësisë institucionale dhe respektimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe zbatimi i aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Gazeta 10.
Sipas tij, nëse këto parime respektohen, Kuvendi i Kosovës mund të konstituohet shumë shpejt, duke hapur rrugën edhe për formimin dhe votimin e Qeverisë së re.
Jashari ka theksuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka numrat e nevojshëm në Kuvend dhe ka pasur kohë të mjaftueshme për të menduar dhe projektuar përbërjen e qeverisë së ardhshme.
“Kurti ka pasur rreth një vit kohë për t’u marrë me vizionin e tij qeverisës, me programin dhe me njerëzit që do ta përbëjnë qeverinë. Nëse i besohet deklaratave të tij se nuk do të ketë shumë ndryshime, kjo nënkupton se ai tashmë e ka të qartë si programin, ashtu edhe ekipin qeveritar,” ka deklaruar Jashari.
Ai ka shtuar se, në këto rrethana, proceset institucionale mund të zhvillohen pa vonesa të panevojshme, nëse ekziston vullnet politik dhe respektim i rendit kushtetues./Gazeta 10
Deklarata e plotë:
Ballina Nacionale Arbër Jashari: Deputetët duhet të respektojnë Kushtetutën, Kuvendi mund të konstituohet shpejt
Arbër Jashari: Deputetët duhet të respektojnë Kushtetutën, Kuvendi mund të konstituohet shpejt
- Reklamë -











