Arbeloa hap rrugën për të rinjtë – si po e ndryshon ai të ardhmen e Real Madridit me talentët e ‘La Fabrica’

Atë që po e bën Alvaro Arbeloa te Real Madridi, nuk e ka bërë jo Xabi Alonso, por as shumë trajnerë të tjerë para tij. Timonieri i Real Madridit po shfaq besim të madh te akademia ‘La Fabrica’ dhe tashmë pesë prej tyre kanë bërë debutimin me ekipin e...

Sport

Atë që po e bën Alvaro Arbeloa te Real Madridi, nuk e ka bërë jo Xabi Alonso, por as shumë trajnerë të tjerë para tij.

Timonieri i Real Madridit po shfaq besim të madh te akademia ‘La Fabrica’ dhe tashmë pesë prej tyre kanë bërë debutimin me ekipin e parë të ‘Los Blancos’.

Më i dalluari dhe ai që ka marrë vëmendjen e të gjithëve është padyshim Thiago Pitarch, i cili ka filluar ta katapultojë vendin e tij në formacionin titullar të ‘Mbretërve’.

Kjo ka bërë që vlera e tij në treg të pësojë një rritje të madhe, ku nga 3 milionë euro sa vlente para disa muajsh, kartoni i tij tashmë ka arritur një vlerë prej 20 milionë eurosh në Transfermarkt.

Dy debutime të tjera nga akademia Arbeloa i bëri në fitoren ndaj Celta Vigos, ku aty aktivizoi dyshen Cesar Palacios dhe Manuel Angel Moran.

Këtë madje e bëri në një periudhë kur Real Madridi po kërkonte golin e fitores, duke dëshmuar besimin që ka ai tek këta lojtarë.

E së fundmi në fitoren e thellë 4-1 ndaj Elches në La Liga, 43-vjeçari i dha minutat e para edhe sulmuesit Daniel Yanez dhe qendërmbrojtësit Diego Aguado.

Yanez e mbylli ndeshjen me një asistim të bukur për Dean Huijsen, ndërsa Aguado u dallua për guximin që shfaqi për ato minuta sa luajti pavarësisht se është vetëm 19-vjeçar./Telegrafi/