Araujo nuk e mendon largimin nga Barcelona, ai ka një plan të qartë

Sport

Ronald Araujo nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona këtë verë, pavarësisht periudhës së vështirë që po kalon në karrierën e tij. Mbrojtësi uruguaian ka kaluar një sezon të komplikuar, ku u përball me dëmtime dhe probleme fizike, ndërsa humbi edhe vendin e titullarit në skuadrën e Hansi Flick. Me paraqitjet e tyre, Pau Cubarsi […]

Madhësia e shkronjave

Ronald Araujo nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona këtë verë, pavarësisht periudhës së vështirë që po kalon në karrierën e tij.

Mbrojtësi uruguaian ka kaluar një sezon të komplikuar, ku u përball me dëmtime dhe probleme fizike, ndërsa humbi edhe vendin e titullarit në skuadrën e Hansi Flick.

Me paraqitjet e tyre, Pau Cubarsi dhe Gerard Martin u shndërruan në zgjedhjet e preferuara në qendër të mbrojtjes, duke e lënë Araujon jashtë formacionit kryesor.

Megjithatë, sipas raportimeve të mediave spanjolle, përfshirë MARCA-n, 27-vjeçari mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj Barcelonës dhe nuk e konsideron largimin si opsion, përveç rastit kur klubi t’i bëjë të qartë se nuk llogarit më në shërbimet e tij.

Araujo është rikthyer në Barcelonë pas pushimit të shkurtër pas eliminimit të Uruguait nga Kupa e Botës 2026, ku një dëmtim muskulor e pengoi të luante në ndonjë ndeshje të turneut.

Tani objektivi kryesor i mbrojtësit është rikthimi në formën më të mirë fizike dhe bindja e trajnerit Hansi Flick se ai meriton sërish një vend në zemër të mbrojtjes katalanase.

Konkurrenca për dy pozitat e qendërmbrojtësit pritet të jetë e ashpër, pasi përveç Cubarsit dhe Gerard Martinit, në garë janë edhe Eric Garcia dhe Andreas Christensen.

Araujo e di se sezoni i ardhshëm do të jetë vendimtar për të ardhmen e tij, pasi një tjetër vit me pak minuta mund ta detyrojë të rishikojë situatën e tij te Barcelona. /Telegrafi/